REALIZIMI I PROGRAMIT TË EDUKIMIT NË ÇERDHE

PROGRAMI I MUAJIT QERSHOR
TEMA: NJOHJA ME KARAKTERISTIKAT E STINËS SË VERËS

Java 2

Tema: Frutat dhe perimet e stinës

Dita e hënë: Frutat e stinës se verës – Qershia

Rubrika e bisedës

Edukatorja iu shpjegon fëmijëve frutat e stinës përmes formave plastike, tabelës se lotos, figurave e revistave.
Edukatorja emërton bashkë me fëmijët frutat si: qershia, pjeshka, kajsia, luleshtrydhja, kumbulla, pjepri, bostani..etj.

Rubrika e punës me dorë

Edukatorja së bashku me fëmijët vizatojnë qershinë në letër dhe e ngjyrosin me ngjyrë të kuqe.

Dita e martë – Të ëmblat fruta “Qershia, manaferra, luleshtrydhja”.

Rubrika e bisedës

Edukatroja ju shpjegon fëmijëve për frutin e qershisë, manaferrës, luleshtrydhes: forma/ madhësia/ ngjyra.

Rubrika – Aktivitet

Fëmijët shohin si përgatitet një lëng frutash, në kuzhinë.
Kuzhinierja demonstron shtrydhjen e frutave.

Loja energjike

Edukatroja ju tregon fëmijëve si të gjuajnë topin, për të rrëzuar birilat.
Fëmijët mësojnë të respektojnë radhën.

Dita e mërkurë – Akullorja

Rubrika e bisedës

Edukatorja ju flet fëmijëve për akulloret. Shijet e akulloreve: akullore me shije qershie, manaferre, luleshtrydhe dhe fruta te tjera. Akulloret kanë ngjyra të ndryshme.

Rubrika e punës me dorë

Edukatoret përgatisin format. Fëmijët zgjedhin një frut për akulloren e tyre, dhe përdorin ngjyrën e frutit për ngjyrosjen e modelit. Ata gjejnë sipas ngjyrës llojin e frutit.

Dita e enjte – Bleta

Rubrika e bisedës

Edukatorja ju shpjegon fëmijëve rreth bletës. (Bleta është punëtore dhe shëtit lule më lule. Nga bleta marrim mjaltin. Me mjalt bëjmë ëmbëlsira, biskota).

Vjersha – “Bleta”

Rubrika e punës me dorë

“Bleta” – fëmijët krijojnë bletën sipas ilustrimit në foto.
Ekukatorja nxit fëmijët të emërtojnë pjesët e trupit të bletës.

Loja energjike

  1. Çova një letër në postë.
  2. Bashkimi i topave me ngjyra, me letër me ngjyrën e topit.

Edukatorja i mëson fëmijët të bashkojnë topat me letrën me të njëjtën ngjyrë dhe të ruajnë distancën.

Dita e premte – Perimet e stinës

Rubrika e bisedës

Edukatorja ju shpjegon fëmijëve rreth perimeve të stinës së verës: domatja, kastraveci, bishtaja, kungulli, patellxhani etj.. kanë vitamina, na bëjnë më të fortë, të shëndetshëm.

Rubrika e punës me dorë

Edukatorja përgatit perimet me plastelinë, me karton etj.
Ajo u tregon fëmijëve format dhe ngjyrat e tyre (domatja e kuqe/e rrumbullakët).