Mjeku
- Mjeku pediatër i çerdheve dhe kopshteve në QEZHEF, bashkëpunon për të organizuar dhe koordinuar punën me mjekët e çerdheve dhe kopshteve të Tiranës.
- Kontrollon dhe koordinon punën me mjekët e institucioneve (çerdhe e kopshte), për vlerësimin në lidhje me zhvillimin fizik, psikomotor dhe sëmundshmërinë (6 nozologjitë) çdo 6-mujor.
- Mjeku i çerdheve kontrollon dokumentacionin (regjistrin e zhvillimit, kartelën e zhvillimit, fletoren e filtrit dhe fletoren e sëmundshmërisë).
- Konsulton dhe jep zgjidhje për problemet që dalin nga vlerësimet e mjekëve të institucionit, duke i dokumentuar në kartelën e zhvillimit të fëmijës.
- Të ketë dijeni për numrin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte.
- Të mbajë lidhje të rregullta me mjekët e çerdheve dhe kopshteve për të evidentuar fëmijët me probleme të rritjes së zhvillimit.
- Harton programin e stinës së nxehtë dhe të ftohtë për marrjen e masave higjeno-sanitare në të gjitha institucionet.
- Mban lidhje me institucione të shëndetit publik, për ndjekjen e rasteve me sëmundje infektive dhe merr masa për dezinfektim.
- Kontrollon dietën e fëmijëve sipas normativave të përcaktuara në menunë e re, sipas grupmoshave për çdo ditë të javës.
- Kontrollon higjenën e mjediseve të jashtme dhe të brendshme, si dhe elementët e strukturës së mjediseve sipas grupmoshës dhe raporton në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve.
- Ndjek përshtatshmërinë e programit me detyrat e lëna nga mjeku për zhvillimin fizik dhe psikomotor të fëmijëve.
- Bashkëpunon me ekipin multidisiplinar për kualifikimin profesional të përgjegjëseve, edukatoreve/mësueseve dhe mjekëve të kopshteve dhe të çerdheve.
- Bashkëpunon me grupin e specialistëve për zhvillimin e shëndetit fizik e psikomotor të fëmijëve në çerdhe.