Animatori
- Asiston në programin e edukimit dhe realizon ndërhyrjet e duhura mbi aktivitete të ndryshme, brenda grupit në çerdhe dhe jashtë ambientit të çerdhes.
- Realizon në bashkëpunim me specialistët, ndërhyrje për sistemimin e mjediseve të brendshme dhe të jashtme të çerdheve, në përshtatje me moshën e tyre dhe programin e edukimit.
- Bashkëpunon me specialistët dhe OJF të ndryshme për sigurimin e bazës materiale didaktike, për zhvillimin e programit të edukimit.
- Harton dhe realizon projekte në bashkëpunim me specialistët për shoqërizimin e fëmijëve.
- Bashkëpunon me stafin edukator për zhvillimin e programit dhe shkëmbimit të eksperiencave.
- Ndërmjetëson mes komunitetit dhe institucionit të çerdhes për hartimin dhe zhvillimin e projekteve për infrastrukturën e çerdhes.
- Përshtat teknikat e animacionit për zhvillimin efektiv të programit të edukimit.