REALIZIMI I PROGRAMIT TË EDUKIMIT NË ÇERDHE
PROGRAMI I MUAJIT QERSHOR
TEMA: NJOHJA ME KARAKTERISTIKAT E STINËS SË VERËS
Java 3
Tema: Ngjyrat dhe numrat tek veshjet e fëmijëve në verë.
Dita e hënë – Veshjet shumëngjyrëshe të stinës së verës.
Rubrika e bisedës
Edukatorja iu shpjegon fëmijëve se në verë veshjet janë më lehta se në çdo stinë tjetër, pasi është shumë nxehtë. Veshim bluza me mëngë të shkurtra, fustane, funde, pantallona të shkurtra, sandale, vendosim kapelën, syzet, etj.
Presim dhe ngjyrosim veshjet.
Rubrika – Mini-sfilata me veshjet e stinës së verës.
Fëmijët së bashku me edukatoret krijojnë veshjet me mjete të riciklueshme dhe realizojnë sfilatën.
Dita e martë – Përsërisim ngjyrat përmes veshjeve
Rubrika e bisedës
Edukatorja iu shpjegon fëmijëve se stina e verës ka shumë ngjyra, prandaj edhe veshjet në verë janë shumëngjyrëshe.
Identifikojmë ngjyrat.
Rubrika – Aktivitet
Fëmijët mësojnë të kujdesen për rrobat. Së bashku me edukatoret bëjnë sikur, lajnë, palosin dhe sistemojnë rrobat.
Dita e mërkurë – Kapela dhe syzet e mia
Rubrika e bisedës
Edukatorja ju shpjegon fëmijëve se, kur vjen vera vendosim kapele/syze për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit gjate qëndrimit në plazh, pishina ose kur dalim për shëtitje.
Fëmijët ngjyrosin modele kapelesh dhe syzesh.
Rubrika e punës me dorë
Edukatoret së bashku me fëmijët krijojnë kapele dhe syze me anë të letrave me ngjyra.
Loja energjike
Zhvillojmë lojra energjike të udhëhequra nga edukatorja.
Fëmijët kalojnë pengesat duke u zvarritur e hedhur.
Dita e enjte – Numërojmë veshjet dhe lodrat e plazhit
Rubrika e bisedës
Edukatorja iu tregon fëmijëve se kur vjen vera, ne shkojmë në plazh/ pishina.
Me vete marrim lodra: top, kovë, krahëza për notim, lopata me forma të ndryshme, rrobat e banjës, shapkat, kapele, syze dhe nuk harrojmë grepin e peshkimit.
Rubrika e lojës
Të gjithë në tren/ Improvizimi i udhëtimit me tren.
Kënga “Tren o tren”
E premte – Krijimi i një moketi për stinën e verës dhe improvizimi i plazhit në çerdhe.
Rubrika e punës me dorë
Edukatorja së bashku me fëmijët krijojnë moketin për stinën e verës.
Rubrika e punës me dorë
Fëmijët me ndihmën e edukatores krijuan detin/ mësuan ngjyrat/ numëruan/ pikturuan.
Rubrika e aktiviteteve
Me fantazi sollëm detin në çerdhe.