REALIZIMI I PROGRAMIT TË EDUKIMIT NË ÇERDHE

PROGRAMI I MUAJIT QERSHOR
TEMA: NJOHJA ME KARAKTERISTIKAT E STINËS SË VERËS

Java 1

Tema: Festa e 1 Qershorit. Njohja me karakteristikat e stinës së verës

Dita e hënë – 1 Qershori, festa ime.

Rubrika “Aktiviteti festiv”

Fëmijët, së bashku me edukatoret, festojnë “1 Qershorin” në çerdhe, duke kënduar këngë e recituar vjershat e mësuara në muajin maj.

Momente festive nga festa “1 Qershori” në çerdhe. Fëmijët kërcejnë dhe këndojnë nën tingujt e muzikës.

Dita e martë – Karakteristikat e stinës së verës. Dielli ☀️

Rubrika e bisedës

Edukatorja bisedon me fëmijët për stinën e verës.
(Në verë është më nxehtë se në stinët e tjera. Dita është më e gjatë se nata.
Dielli lind më shpejt dhe ngroh më shumë. Ai ka ngjyrë të verdhë).

Rubrika e punës me dorë

Edukatorja së bashku me fëmijët krijojnë diellin me letër. Në rrezet e tij, edukatorja shkruan të gjithë emrat e fëmijëve.

Loja energjike “Hedhja e topit në kosh “

Edukatorja ju tregon fëmijëve se si të hedhin topin në kosh dhe të ruajnë distancën nga njëri-tjetri. Të gjithë së bashku improvizojnë lojën.

Dita e mërkurë – Qielli, yjet dhe hëna.

Rubrika e bisedës

Edukatorja iu shpjegon fëmijëve se në verë qielli është i pastër dhe i kthjellët.
Më pas ajo pyet fëmijët: A keni parë yjet dhe hënën në qiell? Hëna dhe yjet kanë ngjyrë të verdhë, ndërsa qielli ka ngjyrë blu (bojëqielli).

 

Rubrika e punës me dorë

Edukatorja së bashku me fëmijët krijojnë qiellin, yjet dhe hënën me letër punëdore.

Dita e enjte – Ngjyrat në natyrë

Rubrika e bisedës


Edukatorja iu flet fëmijëve për pemët, lulet që ndodhen në çerdhe dhe fton fëmijët të emërtojnë ngjyrat.

Rubrika e punës me dorë

Edukatorja së bashku me fëmijët krijojnë kurorën me lule shumëngjyrëshe me letër punëdore.

Fëmijët ngjyrosin lulet e parapërgatitura më parë nga edukatoret duke zgjedhur vetë ngjyrat.

Dita e premte – Zogjtë, pulëbardhat, mjellmat.

Loja “Me rërë dhe ujë”

Edukatorja improvizon detit në një vaskë me ujë me varka letre me ngjyrë.
Edukatorja iu tregon fëmijëve se si mund të improvizojmë liqenin në një vaskë me ujë, me zogj mjellma dhe pulëbardha me letra punëdore, lule shumëngjyrëshe dhe bar natyral.
Me pas së bashku me fëmijët, ajo improvizon lojën.

Aktiviteti – “Rrahim krahët si zogjtë”

Edukatoret orientojnë fëmijët të lëvizin krahët si zogjtë.

Loja energjike “Hedhja e topit në kosh”