REALIZIMI I PROGRAMIT TË EDUKIMIT TË ÇERDHES NË SHTËPI
Programi i muajit Maj
Tema: Format e argëtimit, sportet dhe lojërat.
Java e 4: Përgatitemi për festën e 1 Qershorit. Përgatisim këngë e vjersha. Krijojmë kapelet dhe kartolinat e festës.
Fëmijët përgatiten për festën e 1 Qershorit. Ata recitojnë vjersha e këndojnë këngë.
Krijimi i kapelës së festës
Fëmijët me ndihmën e prindëve formuan kapelet e festës së 1 Qershorit. U njohën me elementët festiv dhe u argëtuan duke modeluar forma të ndryshme të kapeleve.
Realizimi i aktivitetit “Pema ime”
Fëmijët formuan pemën dhe më pas vendosën mbi të elementët e tyre të preferuara. Më pas ato treguan rreth figurave të vendosura.
Krijimi i kornizave me lule
Fëmijët u njohën me llojet e luleve, nuhatën aromat e tyre dhe më pas ndërtuan korniza me to.
Krijimi i lepurit dhe karotave me karton
Fëmijët krijuan lepurin dhe karotat dhe u argëtuan duke ushqyer në mënyrë imagjinare lepurin.
Kartolina e festës së 1 Qershorit
Fëmijët u argëtuan duke formuar kartolinat në mënyra të ndryshme.