REALIZIMI I PROGRAMIT TË EDUKIMIT NË ÇERDHE

PROGRAMI I MUAJIT DHJETOR
TEMA: KARAKTERISTIKA E STINËS SË DIMRIT.

Java e I-rë
Tema: Njohja me karakteristikat e përgjithshme të stinës së dimrit. Natyra në dimër dhe veshjet e saj.

Gjatë kësaj jave vogëlushët u njohën me karakteristikat kryesore të stinës së dimrit. Edukatoret u treguan atyre për natyrën në dimër, motin, dëborën dhe për veshjet e stinës.

Aktivitet: Ngjyrosje

Fëmjët ngjyrosën plakun prej dëbore, të vizatuar më parë nga edukatoret.

Aktivitet: Improvizojmë përrallën e Kësulëkuqes

Aktivitet: Njihemi me librat që kemi në çerdhe.

Përgatitja e dekorimeve dhe zbukurimi i ambjenteve të çerdhes për festat e fund-vitit.

Java e II-të

🍊🍋 Tema: Njohja me frutat dhe perimet e stinës.

Gjatë kësaj jave vogëlushët u njohën me karakteristikat e frutave dhe perimeve që konsumojnë gjatë stinës së dimrit.

Aktivitet: Punë me plastelinë.

Fëmijët së bashku me edukatoret krijuan format e frutave dhe perimeve me plastelinë.

Aktivitet: Ngjyrosje

Fëmijët ngjyrosën frutat dhe perimet me ndihmën e edukatoreve.

Aktivitet: Si përgatiten ushqimet që konsumojmë?

Fëmijët zhvilluan një vizitë në kuzhinën e çerdhes.

Lojë: Bëjm sikur gatuajmë

Aktivitet me ngjitje:

Fëmijët ngjitën në letër frutat dhe perimet e vizatuara më parë nga edukatoret.

Java e III-të

Tema: Përgatitja për festën e Vitit të Ri.

Elementët festiv, përgatitja e babagjyshit🎅, emërtimi i ngjyrës së kuqe 🔴, ngjyrosja. Ç.54/8/42/62/34

Krijimi i bredhit🌲zbukurimi me topa shumëngjyrësh, numërimi, emërtimi i ngjyrës së gjelbër🟢, argëtimi në natyrë. Ç.24/33/34

Dhurata ime🎁
Përgatitja e saj👌👫me ndihmën e tetave edukatoreve. Ç 8, 17.

Kapelja🎩👒 ime shumëngjyrëshe.
Përgatitja dhe zbukurimi i saj. Ç. 13/15/33/23

Kartolina 📝 e urimit, punuar👌me shumë dashuri bashkë me tetat edukatoret.
Përgatitja dhe zbukurimi i saj.
☃️✨🎈🌟

Java e IV

Tema: Programi festiv i Vitit të Ri.

Realizimi i zbukurimeve të festave☃️🎅🎄nga fëmijët me ndihmën e edukatoreve.

Ngjyrat🗣️emërtimi/ zhvillimi i vëmendjes dhe motorikës fine.👌

Ç. 1/8/54/56/61.

Përgatitemi për programin festiv

✔️Vjershat, këngët për Vitin e Ri 🎄dhuratat 🎁
✔️argëtohemi me lojrat
✔️bëjmë kulac me duart tona të vogla shumëngjyrëshe🖐️🤚🏾
✔️klasifikojmë sipas ngjyrës 🔵🔴
Ç 1/61/30/26/42

✔️Argetohemi me lojërat që zhvillojmë me duart, gishtat dhe mendjen.
✔️ Klasifikojmë/emërtojmë/ ngjyrosim përmes ngjyrave.
🔵🔴🟢
✔️ Argëtohemi me festat për ditëlindjen 🎂 e shokëve/shoqeve.
✔️Recitojmë/këndojmë së bashku.👫
Ç. 61/30/45/48/13

✔️Në pritje të babagjyshit 🎅 dhe veshur si babagjysha.
✔️ Me gëzim presim dhuratën.🎁
✔️ Presim festën me këngë dhe hare.🎈
✔️Vjershat/këngët për Vitin e Ri/ dhuratat/ stinën e dimrit.☃️❄️

✔️ Programi festiv në çerdhet tona.🎊🎈
✔️ Argëtohemi të gjithë bashkë me festën tonë. 🥰👏🎈
✔️Vjershat/këngët për Vitin e Ri.