Rikonstruktohet Kopshti Nr. 18

Ky vit i ri arsimor i gjeti vogëlushët e Njësisë 2 me kopshtin e rikonstruktuar dhe me infrastrukturë moderne. Pas rikonstruksionit të çerdheve, Bashkia e Tiranës rikonstruktoi edhe “Kopshtin 18” në Rr. “Mihal Grameno”, i cili ofron jo vetëm kushte më të mira për fëmijët, por njëkohësisht ka ulur edhe ngarkesën në kopshtet e tjera përreth tij.

“Kopshti 18” ndodhet në Rr. “Mihal Grameno” dhe godina e tij ishte plotësisht e amortizuar. Me investimin e Bashkisë së Tiranës është ndërtuar edhe një shtesë që do të bëjë të mundur akomodimin e dy grupeve të reja fëmijësh. Gjithashtu, është ndërtuar një dhomë e posaçme për kaldajën, si dhe është bërë riorganizimi i ambienteve të brendshme, ndërkohë që mjediset e fjetjes dhe të lojës janë shtruar me parket. Ndërhyrje ka pësuar edhe shtresa e tarracës, si dhe është realizuar ngrohja me kaldajë me peletë.