APLIKIMET PËR REGJISTRIMIN E FËMIJËVE NË ÇERDHET PUBLIKE TË BASHKISË SË TIRANËS, PËR SEZONIN 2022 – 2023

Të nderuar prindër!

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve ju njofton se:

Në datat 06 – 10 Qershor 2022 në çdo çerdhe publike të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe.

Bashkëngjitur, gjeni dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, ju bën me dije se fëmijët që kanë frekuentuar çerdhen në sezonin 2021-2022 dhe që mbushin moshën 3 vjeç, deri më datë 15 Shtator 2022, do të regjistrohen automatikisht në kopsht.

Për këtë, kërkohet bashkëpunimi juaj duke deklaruar pranë çerdhes ku fëmija ka frekuentuar, kopshtin në të cilin dëshironi të regjistroni fëmijën.

DEKLARIMI DUHET TË KRYHET BRËNDA DATËS 24 QERSHOR 2022

Sqarim:

Kopshti i përzgjedhur nga prindërit, duhet të jetë në njësinë administrative ku aktualisht ndodhet vendbanimi i fëmijës.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Ju mirëpresim!

[