REALIZIMI I PROGRAMIT TË EDUKIMIT TË ÇERDHES NË SHTËPI

Programi i muajit Maj

Tema: Format e Argëtimit, Sportet dhe Lojërat

Java 1: Format e Argëtimit dhe Sportet



Dita e Hënë: Sporti dhe rëndësia e tij

Njohja me sportet kryesore si: futbolli, basketbolli, volejbolli dhe tenisi. Krijimi i fushës së futbollit dhe topit me plastelinë. Vizatimi dhe ngjyrosja e topit.

Loja me top dhe recitimi i vjershës “Topi” nga fëmijët e çerdheve

Dita e Martë: Njohja me lojën e volejbollit

Fëmijët njihen me librin, me një “mik” shumë të mirë për ta.

Krijimi i topit shumëngjyrësh me forma gjeometrike.

Krijimi i fushës, topit të volejbollit dhe realizimi i lojës nga fëmijët e çerdheve

Loja “Karamele me ngjyra”

Dita e Mërkurë: Muzika, veglat muzikore dhe loja e tenisit

Fëmijët luajnë lojën e tenisit

Njohja me veglat muzikore, krijimi i tyre me mjete të riciklueshme. Fëmijët përdorin veglat muzikore dhe kënaqen duke krijuar muzikë me to

Fëmijët argëtohen duke kërcyer e kënduar këngën lëvizore “Me gëzim duart i përplas”

Fëmijët e çerdheve luajnë lojën “Kubi i tingujve”

Dita e enjte: Kërcimi dhe loja e basketbollit

Fëmijët argëtohen duke kërcyer e kënduar, këngën lëvizore “Ram-Sam-Sam”

Krijimi i fustanit të balerinës me mjete të riciklueshme

Vishemi dhe kërcejmë si një balerinë

Njohja me sportin e basketbollit. Krijimi i topit dhe koshit me mjete të riciklueshme

Dita e Premte: Njohja e emocioneve dhe vizatimi i buzëqeshjes

Njohja dhe imitimi i emocioneve. Vizatimi dhe krijimi i një fytyre të buzëqeshur