REALIZIMI I PROGRAMIT TË EDUKIMIT NË ÇERDHE
PROGRAMI I MUAJIT TETOR
TEMA: KARAKTERISTIKAT E STINËS SË VJESHTËS
Java e I-rë
Tema: Njohja me karakteristika të përgjithshme të stinës
Natyra në vjeshtë
Vogëlushat u njohën me karakteristikat e stinës së vjeshtës, gjatë shëtitjeve eksploruese në oborr. Ata mësuan se në vjeshtë gjethet e pemëve bëhen kafe, portokalli dhe të verdha; moti ndryshon, bëhet më i freskët, bie më shumë shi dhe zogjtë shtegtojnë në vende më të ngrohta.
Punim dore – Ngjitja e gjetheve/ Tabloja me gjethe
Fëmijët me ndihmën e edukatoreve ngjitën në letër gjethet e mbledhura në oborr dhe krijuan tablo me gjethe.
Punim dore – Pema me gjethe prej letre
Fëmijët dhe edukatoret i prenë format e gjetheve së bashku dhe formuan pemë prej letre dhe kartoni, duke imituar pemët në vjeshtë.
Pikturimi me gishta – Pema me gjethe dhe fryte në vjeshtë
Me ndihmën e edukatoreve, fëmijët e mbushën pemën plot me gjethe dhe fryte përmes pikturimit me gishta, si dhe emërtuan ngjyrat e tyre.
Punime të ndryshme me gjethe
Fëmijët dhe edukatoret krijuan forma shpendësh e kafshësh, çadra, fustan dhe kurora me gjethe.
Ngjyrosje – Ngjyrat e gjetheve të vjeshtës
Format e gjetheve, të përgatitura më parë nga edukatoret fëmijët i ngjyrosën me ngjyrat e tyre të preferuara dhe i emërtuan.
Punim dore – Gjethet me plastelinë
Java e II-të
Tema: Njohja me elementët kryesor të stinës
Bisedë dhe demonstrime me mjete konkrete dhe punime dore – Moti në vjeshtë
Fëmijët mësuan më shumë për motin në vjeshtë, për ngjyrat e qiellit në vjeshtë, diellin, retë dhe shiun, përmes shëtitjeve në oborr, demonstrimeve, bisedave dhe punimeve
Ngjyrosje – Dielli, qielli, retë dhe shiu i vjeshtës
Punime me mjete të riciklueshme – Retë me pambuk dhe shiu me kunja veshësh
Biseda dhe demonstrime – Çadra ime
Fëmijët i morën me vete çadrat e tyre me personazhet e preferuar në ditët me shi dhe na treguan se çadra i mbron ata nga shiu.
Punim me oriz dhe makarona – Çadra ime
Me ndihmën e edukatoreve, fëmijët krijuan çadra me oriz e makarona dhe i ngjyrosën ato sipas dëshirës.
Punime prej letre – Çadra ime
Me edukatoret, fëmijët vizatuan dhe prenë letrat e kartonit, për të formuar çadra të të gjitha ngjyrave e përmasave.
Ngjyrosje – Çadra
Fëmijët i ngjyrosën vizatimet e çadrave me ngjyrat e tyre të preferuara dhe i emërtuan ose i treguan me gisht ato.
Punim dore – Retë me ngjitje
Fëmijët mësuan se në vjeshtë janë gri dhe të bardha; format e prera më parë nga edukatoret ata i ngjitën me ngjitës, duke krijuar qiellin.
Retë me tullumbace
Përveçse kujtuan ngjyrat e reve, fëmijët u argëtuan pa masë duke luajtur me tullumbace.
Lojëra të ndryshme brenda në çerdhe (me kuba, birila) dhe në oborr
Java e III-të
Tema: Frutat dhe perimet e stinës së vjeshtës
Vogëlushët u njohën me frutat, perimet e stinës së vjeshtës dhe ngjyrat e tyre. Ata mësuan se si përgatiten ushqimet që ata konsumojnë çdo ditë në çerdhe dhe si të shtrojnë tavolinën.
Vogëlushët ngjyrosën frutat dhe perimet e vizatuara më parë nga edukatoret.
Aktivitet krijues – Krijojmë pemën me mollë
Me ndihmën e edukatoreve fëmijët ngjitën në pemë mollët prej letre ose topa të kuq.
Punë dore me plastelinë
Me ndihmën e edukatoreve fëmijët krijuan ushqime të ndryshme duke përdorur plastelinën shumëngjyrëshe.
Përgatitja e ushqimeve
Fëmijët së bashku me edukatoret, organizuan një vizitë ne kuzhinën e çerdhes, për të parë se si përgatitet ushqimi që ata konsumojnë.
Loja improvizuese – “Bëj sikur gatuan”
Bashkojmë të ngjashmet përmes figurave të frutave dhe perimeve.
Etika e të ngrënit
Edukatoret u mësojnë fëmijëve se si shtrohet tavolina dhe rregullat e sjelljes kur ulemi në tavolinë.
Mbjellim karotën
Fëmijët me ndihmën e edukatoreve mësuan se si të mbjellin karotat.
Përgatitja e kekut dhe biskotave
Fëmijët së bashku me edukatoret përgatitën brumin e kekut dhe të biskotave.
Panairi i ushqimeve në çerdhe
Sfilata me veshjet e figurave të frutave dhe perimeve
Java IV
Tema: Veshja në vjeshtë
Fëmijët njihen me veshjet e stinës. Edukatorja u mëson fëmijëve se në vjeshtë vishemi më trashë, veshim bluza me mëngë të gjata, çorape, këpucë etj. Edukatorja u tregon fëmijëve veshjet.
Fëmijët mësojnë të kujdesen për rrobat. Së bashku me edukatoret bëjnë sikur, lajnë, palosin dhe sistemojnë rrobat.
Loja – “Veshja e kukullës”
Veshja për vajza
Fëmijët mësojnë se si vishen vajzat në vjeshtë dhe ngjyrat e veshjeve. Fëmijët së bashku me edukatoren përgatisin veshje për vajzat me letër dhe gërshërë.
Veshjet për djem
Edukatorja u tregon fëmijëve se çfarë veshin djemtë në stinën e vjeshtës. Fëmijët krijojnë me plastelinë veshjet.
Fëmijët ngjyrosin veshjet e vizatuara më parë nga edukatoret
Sfilatë me veshje
Fëmijët veshin dhe sfilojnë me veshjet e përgatitura më parë nga edukatoret.
Punim krijues
Vogëlushët së bashku me edukatoret krijuan veshje me mjete të riciklueshme.
Veshje me maska, festojmë halloween-in