PROGRAMI I EDUKIMIT NË ÇERDHE – MODELE AKTIVITETESH NË SHTËPI PËR PRINDËRIT

Java 2

Tema: Njohja me ngjyrat

Dita e enjte: Ngjyra e verdhë

Rubrika e bisedës

Edukatorja u flet fëmijëve për ngjyrën e verdhë
Ajo konkretizon ngjyrën duke na treguar diellin, lulet, frutat e lodrat

Rubrika e punës me dorë

Edukatorja na tregon hap pas hapi si të krijojmë një luledielli me letër dhe punëdore

Loja energjike: “Futja e bletëve në koshere”

Edukatorja na tregon se si të krijojmë bletët me anë të tullumbaceve. Më pas ajo improvizon lojën

Rubrika Gjëegjëza: “Luledielli” 

Vjersha “Bleta”

Edukatorja reciton vjershën dhe e improvizon me punimin e kosheres së bletës