PROGRAMI I EDUKIMIT NË ÇERDHE – MODELE AKTIVITETESH NË SHTËPI PËR PRINDËRIT
PROGRAMI I MUAJIT MAJ
TEMA: FORMAT E ARGËTIMIT, SPORTET DHE LOJËRAT
Java 2
Tema: Njohja me ngjyrat
Dita e mërkurë: Ngjyra blu
Rubrika e bisedës
Edukatorja u flet fëmijëve për ngjyrën blu duke e konkretizuar me objektet e vendosura mbi tavolinë si: pjata, luga, peceta dhe thika.
Rubrika e punës me dorë
Krijimi i yllit dhe peshkut me plastelinë. Edukatorja tregon hap pas hapi si të krijojmë detin dhe valët e tij me letër.
Improvizimi: “Një ditë e gëzueshme në plazh”
Edukatorja improvizon një ditë të bukur në plazh, duke ilustruar me punim dore detin, peshqit, yjet dhe varkat.
Vjersha “Ylberi”
Edukatorja reciton vjershën ylberi