PROGRAMI I EDUKIMIT NË ÇERDHE – MODELE AKTIVITETESH NË SHTËPI PËR PRINDËRIT
PROGRAMI I MUAJIT MAJ
TEMA: FORMAT E ARGËTIMIT, SPORTET DHE LOJËRAT
Java 2
Tema: Njohja me ngjyrat
Dita e martë: Ngjyra e gjelbër
Rubrika e bisedës
Edukatorja u flet fëmijëve për ngjyrën e gjelbër.
Atë e gjejmë tek frutat, perimet, gjethet, bari, lapsat, lodrat e ndryshme si (makina, helikopteri, lodrat e plazhit, topi dhe bretkosa).
Edukatorja ka përgatitur pemën me tullumbaceve dhe tullumbacen bretkosë.
Vjersha: “Tullumbace të kam xhan”
Rubrika e punës me dorë:
Edukatorja tregon hap pas hapi sesi të krijojmë një bretkosë me ngjyrë të gjelbër me letër punëdore në kushte shtëpie.
Rubrika e Përrallës: “Bretkosa e gjelbër”
Edukatorja tregon dhe improvizon përrallën duke e demonstruar me punim dore personazhin bretkosë.