PROGRAMI I EDUKIMIT NË ÇERDHE – MODELE AKTIVITETESH NË SHTËPI PËR PRINDËRIT
PROGRAMI I MUAJIT MAJ
TEMA: FORMAT E ARGËTIMIT, SPORTET DHE LOJËRAT
Java 1
Tema: Format e Argëtimit dhe Sportet
Dita e premte: Njohja e emocioneve dhe vizatimi i buzëqeshjes
Rubrika e bisedës: Buzëqeshja.
Buzëqeshni sa më shumë: buzëqeshuni njerëzve, kafshëve, qiellit dhe tokës dhe do shihni që edhe ata do t’ju buzëqeshin. Buzëqeshjen e kemi dhuratë nga natyra. Kur buzëqeshim bëhemi më të bukur! Buzëqeshni!
Rubrika e vizatimit: Vizatojmë dhe ngjyrosim një buzëqeshje.
Edukatorja demonstron sa thjesht mund ta vizatojmë dhe ngjyrosim një fytyrë të buzëqeshur.
Ilustrim me fëmijë
Vogëlushja Heidi, 2 vjeç po ngjyros fytyrën e buzëqeshjes me ndihmën e mamit.
Rubrika e punimit të dorës: Vajza e buzëqeshur.
Vogëlushja Arsi dhe mami i saj krijojnë një vajzë flokëverdhë të buzëqeshur me letra kartoni, një pjatë pastike dhe bojëra.
Rubrika e bisedës dhe Punim me dorë: Emocionet
Ne përjetojmë shumë lloje emocionesh: gëzim, trishtim, frikë, habi e të tjera. Edukatorja bën një punim me lugë plastike dhe tapa shishesh për të treguar disa nga llojet e emocioneve njerëzore. Më pas, ajo i shpjegon ato dhe tregon në cilat situata mund t’i ndiejnë fëmijët këto emocione.
Rubrika e Përrallës: “Tre fluturat”
Edukatorja tregon një nga përrallat më të dashura për fëmijët, e cila flet për 3 flutura që u kërkojnë ndihmë 3 trëndafilave në një ditë me shi.
Rubrika e këngës
Kënga Lëvizore “Nëse ti je i gëzuar…” interpretohet bukur nga edukatorja, që fëmijët ta imitojnë në shtëpi.
Lëvizjet e këngës “Nëse ti je e gëzuar…” na i tregon edhe vogëlushja Heidi në këtë video.