PROGRAMI I EDUKIMIT NË ÇERDHE – MODELE AKTIVITETESH NË SHTËPI PËR PRINDËRIT
PROGRAMI I MUAJIT MAJ
TEMA: FORMAT E ARGËTIMIT, SPORTET DHE LOJËRAT
Java 4
Tema: Përgatisim vjersha e këngë për festën e 1 Qershorit
Dita e premte: Përgatisim kartolinën, vjersha e këngë për festën e 1 Qershorit.
Rubrika e vjershës
Vjersha: “Ga ga bën pata” dhe “Pata qafëgjata”
Rubrika e punës me dorë
Edukatoret na tregojnë 2 mënyra se si të krijojmë kartolinën e festës.
Fëmijët me ndihmën e prindërve mund të krijojnë së bashku një kartolinë.
Aktiviteti “Pema ime”
Edukatorja bashkë me fëmijën na tregon hap pas hapi si të krijojmë një pemë me karton. Më pas ata modelojnë aktivitetin.
Rubrika e këngës – Kënga “Erdhi pranvera”
Mësojmë të këndojmë së bashku.
Rubrika Kërcejmë së bashku
Kënga: “1 Qershori festa jonë”