PROGRAMI I EDUKIMIT NË ÇERDHE – MODELE AKTIVITETESH NË SHTËPI PËR PRINDËRIT

PROGRAMI I MUAJIT MAJ
TEMA: FORMAT E ARGËTIMIT, SPORTET DHE LOJËRAT

Java 4

Tema: Përgatisim vjersha e këngë për Festën e 1 Qershorit

Dita e hënë: Krijimi i kapelës festive.

Rubrika e bisedës

Edukatorja bisedon për Festën 1 Qershorit. Ajo tregon se çfarë përfaqëson dhe çfarë mund të bëjmë për të festuar atë.

Rubrika e lojës energjike

Luajmë me top në mjedisin e jashtëm/ të brendshëm të shtëpisë.
Shoqërohet edhe me mësimin e vjershës “Topi im”.

Rubrika e punimit të dorës:

1. Ndërtimi i kapelës së 1 Qershorit me fletë kartoni me ngjyra.

2. Krijimi i tunelit sensor. Me anë të një kartoni të madh ndërtojmë tunelin dhe varim objekte të ndryshme në të. Fëmijët duhet të prekin objektet e varura.

Rubrika e vjershës dhe e këngës:

Recitojmë vjershën e  1 Qershorit.

Këndojmë këngën e 1 Qershorit