PROGRAMI I EDUKIMIT NË ÇERDHE – MODELE AKTIVITETESH NË SHTËPI PËR PRINDËRIT
PROGRAMI I MUAJIT MAJ
TEMA: FORMAT E ARGËTIMIT, SPORTET DHE LOJËRAT
Java 3
Tema: Lojërat dhe numrat
Dita e mërkurë: Krijimi i krimbit me numrat 6-10
Rubrika e punës me dorë
Edukatorja tregon krimbin dhe numëron rrathët në trupin e krimbit me numrat 6-10.
Aktivitet i realizuar nga fëmijët
Vogëlushja Noemi numëron numrat nga 1 në 10
Loja: Rrugët me numra
Edukatorja tregon hap pas hapi se si të krijojmë rrugët me format e numrave 1-10. Edukatorja improvizon lojën.
Vjersha: “Më gëzon në maj ti mua”
Edukatorja reciton vjershën.
Rubrika e përrallës: “Arushi që kërkonte babanë”
Edukatorja tregon dhe improvizon përrallën duke treguar me punim dore personazhet e arushit, iriqit dhe lepurit.