PROGRAMI I EDUKIMIT NË ÇERDHE – MODELE AKTIVITETESH NË SHTËPI PËR PRINDËRIT
PROGRAMI I MUAJIT MAJ
TEMA: FORMAT E ARGËTIMIT, SPORTET DHE LOJËRAT
Java 3
Tema: Lojërat dhe numrat.
Dita e Martë: Krijimi i krimbit me numrat 1-5.
Rubrika e punës me dorë
Edukatorja na tregon hap pas hapi si të krijojmë një krimb me numrat 1-3 (për fëmijët 6-18 muajsh) dhe numrat 1-5 (për fëmijët 18-36 muajsh).
Loja: “Breshka me numrat 1-6”
Edukatorja na tregon se si të krijojmë një breshkë përmes letrave me ngjyra. Ajo improvizon lojën.
Rubrika Aktivitet: “Vendosja e arrave brenda gotave”
Edukatorja së bashku me fëmijën improvizon aktivitetin duke numëruar arrat.
Rubrika e përrallës: “Tri fluturat”
Edukatorja improvizon përrallen duke treguar me punim dore personazhet e tre fluturave dhe trëndafilave.
Loja: “Gjejmë objektet e fshehura”
Edukatorja improvizon lojën duke përdorur gota plastike dhe makarona.