PROGRAMI I EDUKIMIT NË ÇERDHE – MODELE AKTIVITETESH NË SHTËPI PËR PRINDËRIT
Java 2
Tema: Njohja me ngjyrat
Dita e premte: Ngjyra e portokalli
Rubrika e bisedës
Edukatorja përsërit ngjyrat e mësuara gjatë javës.
Ajo konkretizon ngjyrën portokalli duke na treguar karotën me punim dore.
Rubrika e punës me dorë
Eksperimenti “Ylberi”
Edukatorja na tregon hap pas hapi si të krijojmë ylberin me ujë, peceta dhe ngjyra.
Përralla: “Tre fluturat”
Edukatorja tregon dhe improvizon përrallën duke demonstruar me punim dore personazhet flutura dhe lulet.