PËRSHTATJA E FËMIJËVE NË ÇERDHE DHE KOPSHT PAS COVID-19, KËSHILLA PËR PRINDËRIT
ÇERDHJA DHE KOPSHTI FILLOI PËRSËRI! SI T’I NDIHMOJMË FËMIJËT🧒🏻👧 KËTO DITË TË PARA?
Të dashur prindër!
Fëmijës suaj i është dashur kohë të përshtatej me rutinat e mëparshme të çerdhes apo kopshtit. Mirëpo, gjatë karantinës, fëmijët janë përshtatur me rutinën e shtëpisë.
Duhet të kuptoni se edhe pse fëmija juaj ka frekuentuar më parë çerdhen apo kopshtin, atij do i duhet të mësohet përsëri me mjedisin dhe ndoshta do i duhet kohë për t’u përshtatur.
Ne kemi përgatitur disa këshilla sesi mund t’i ndihmoni fëmijët të rimësohen me rutinën e re këto ditë të para, të cilat do të jenë shumë të rëndësishme për ju dhe vogëlushët tuaj.