Divorci
Divorci
Nё pjesёn mё tё madhe tё rasteve, janё fёmijёt ata qё e vuajnё tё parёt divorcin. Nё pjesёn dёrrmuese tё rasteve, ata nuk janё asnjёherё dakord me prindёrit mbi divorcin, pёrveçse nё rastet kur ata janё tё pranishёm, kur njёri nga prindёrit dhunohet rёndё apo edhe kur vetё fёmijёt janё sistematikisht viktima tё dhunёs sё prindёrve. Zakonisht gjatё procesit tё divorcit, fёmijёt trishtohen, vuajnё dhe shfaqin sjellje agresive, ndonjёherё edhe tё dhunshme, ndaj prindёrve, veçanёrisht ndaj prindit qё e kёrkon divorcin. Pas divorcit, edhe ata e vuajnё shkёputjen nga prindi jo-kujdestar, pra ai/ajo qё largohet nga familja, dhe kjo ёshtё gjithashtu njё periudhё e trishtё dhe delikate nё jetёn e tyre. Ndaj pёr kёtё arsye nevojitet qё prindёrit qё shkojnё drejt divorcit, tё informohen mbi pasojat gjatё dhe pas divorcit pёr tё lehtёsuar vuajtjet dhe trishtimin e fёmijёve dhe rritur aftёsinё e tyre ripёrtёritёse.
Teyber pohon se “Miti, gjerёsisht i shpёrndarё, se jetёt e fёmijёve janё tё shkatёrruara njёherё e pёrgjithmonё prej divorcit ёshtё i pavёrtetё”. Ai shpjegon se prindёrit mund tё bёjnё shumё pёr tё ndihmuar fёmijёt e tyre qё kalojnё nёpёr kriza pёr shkak tё ndarjes/divorcit dhe sugjeron se, prindёrit
- duhet tё eliminojnё vrazhdёsinё e momentit,
- tё eliminojnё disiplinёn joefektive,
- tё parandalojnё humbjen e kontaktit me prindin tjetёr,
- tё mos ushtrojnё presion tek fёmijёt qё tё mbajnё anёn e njёrit prind kundrejt tjetrit,
- si dhe, tё shmangin futjen e fёmijёs nё rolin e njё tё rrituri pёr tё pёrmbushur nevojat e prindёrve tё tij (Tyeber, 2001).
- Prindёrit duhet tё jenё tё Shpeshherё, fёmijёt do tё shfaqin agresivitet nё shtёpi dhe nё ambientet e tjera ku ata kalojnё ditёn, si çerdhja apo kopshti, e ndonjёherё do tё shfaqin edhe mё shumё agresivitet nё ambientet jashtё shtёpisё, sepse nё shtёpi do tё duan tё tregohen tё mirё, nga frika se, edhe prindi tjetёr mund tё largohet.
- Prindёrit duhet t’iu shpjegojnё fёmijёve se nuk ishte faji i tyre (i fёmijёve) dhe se ndonjёherё, mes tё rriturve, ndodhin edhe zemёrime, por tё dy prindёrit e duan dhe do ta duan gjithmonё fёmijёn (fёmijёt) e tyre. Kjo do tё krijojё siguri tek fёmija dhe do tё ndihmojё nё uljen e zemёrimit, stresit apo ankthit, qё janё simptoma tё zakonshme gjatё pёrjetimit tё kёsaj gjendjeje tek fёmijё
- Prindёrit nuk duhet tё rreshtin sё komunikuari me fёmijёt e tyre gjatё kёsaj faze tranzitive dhe t’iu pёrgjigjen atyre mё gjuhё tё thjeshtё e sa mё tё kuptueshme pёr moshёn e tyre.
- Gjithashtu, prindёrit qё janё nё proces divorci apo tё divorcuar, duhet tё njoftojnё kujdestarёt e fёmijёve nё çerdhe apo kopshte pёr ndryshimet e reja nё jetёn e fёmijёs, sepse nё kёtё mёnyrё, institucionet do tё marrin masa tё ndihmojnё fёmijёt tё ripёrtёrihen emocionalisht, do tё jenё mё tё vёmendshёm ndaj nevojave pёr shkak tё gjendjes emocionale, do tё ofrojnё njё kujdes mё tё madh tё shёrbimeve psiko-sociale, etj,
- si dhe, tё mos rezervohen asnjёherё tё kёrkojnё informacion apo ndihmё tek specialistёt e sektorit psiko-social tё QEZHEF, nё mёnyrё qё fёmijёt tё ndihmohen sa mё shpejt e mё mirё pёr t’u ripёrshtatur dhe ripёrtёrirё emocionalisht gjatё dhe pas divorcit tё prindёrve tё tyre.