CIKLI I TRAJNIMEVE MBI EDUKIMIN E HERSHËM PËR FËMIJËT ME VËSHTIRËSI NË ZHVILLIM PËR GRUP MOSHËN 3-6 VJEÇ.

MODULI NR. 2 DISIPLINIMI POZITIV I FËMIJËVE

Po vijojme me sesionin e trajnimit të punonjësve në Institucionet e Edukimit të Hershëm për fëmijët me vështirësi në zhvillim të grup moshës 3-6 vjeç për modulin nr.2 “DISIPLINIMI POZITIV I FËMIJËVE” i cili është pjesë e “Manual trajnimi për punonjësit në Institucionet e Edukimit të Hershëm për fëmijët me vështirësi në zhvillim të grup moshës 3-6 vjeç” të hartuar nga Shoqata Ndihmoni Jetën me qëllim që të avancojë kapacitetet profesionale të punonjësve të institucioneve të edukimit të hershëm, në përmirësimin e cilësisë së mbështetjes, zhvillimit dhe edukimit të të gjithë fëmijëve, përshirë fëmijët me vështirësi në zhvillim, përgjatë fazave të zhvillimit të hershëm të tyre.

Këto aktivitete zhvillohen në kuadër të zbatimit të projektit Projektit “ Ndërhyrja e hershme, domosdoshmëri për avancimin e zhvillimit të fëmijës”, i cili mbështetet nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisëdhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqërinë Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).