Vende të lira pune

R E P U B L I KA E S H Q I P Ë R I S Ë BASHKIA E TIRANËS DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ÇERDHEVE DHE KOPSHTEVE Nr.____ prot. Tiranë, më 10.09.2020 Lënda: Dërgim Informacioni ZYRËS RAJONALE TË PUNËSIMIT TIRANË Rr. “Vllazën Huta”, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë Ju informojmë se, në Qëndrën Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve Bashkia Tiranë, në zbatim të organigramës miratuar me Urdhrin Nr. 25311/2, datë 29.06.2018. “Për Miratimin e Nivelit të Pagave të Punonjësve të Qëndrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Institucion në Varësi të Bashkisë së Tiranës”, sipas kategorizimit të pagave, në strukturën bashkëlidhur këtij urdhëri, Vendimit Nr. 19521/1, datë 16.05.2019, “Për miratimin e Rregullores për Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e administratës së Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, si dhe Urdhrit Nr. 4285/1, datë 28.01.2020 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë ”, VKB nr. 159, datë 26.12.2019 “Për emërtimin dhe miratimin e stemave të drejtorive të përgjithshme të punëtorëve të qytetit dhe Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucione në varësi të Bashkisë Tiranë”, shpallen 5 (pesë) vende të lira pune për Edukatore në çerdhe, (Kategoria/ Klasa IV-b, Grupi 1/2/3/4) Dokumentacioni i kërkuar në dosjen personale, në momentin që aplikanti shpallet fitues: CV Vërtetim banimi Çertifikatë personale dhe familjare Dëftesë/ Diplomë + listë notash (kopje të noterizuara) Çertifikata,kualifikime etj (nëse dispononi) Librezë pune origjinale Raport mjeko – ligjor Dëshmi penaliteti (deri në momentin e paisjes me dëshmi penaliteti, fotokopje të kuponit të aplikimit në postë) 2 fotografi Disa nga detyrat që duhet të kryejë një edukatore në çerdhe janë: Punon nën drejtimin e Përgjegjëses së çerdhes dhe udhëzimeve të mjekut, psikologut dhe punonjësit social. Ndjek gjendjen shëndetësore të fëmijës, kontrollon procesin e ushqyerjes duke respektuar etikën e të ngrënit, në përfundim të turnit përpilon raportin mbi gjendjen e fëmijëve që ka patur në grup dhe ia dorëzon edukatores që merr turnin. Kujdeset çdo ditë për higjenën e mjedisit të grupit dhe një herë në javë merr pjesë në pastrimin e përgjithshëm të çerdhes. Njeh dhe zbaton programin e edukimit sipas formatit të përcaktuar. Inkurajon fëmijët me nevoja të veçanta dhe krijon kushte sa më të përshtatshme për zhvillimin e programit të edukimit për fëmijët e grupmoshës 0–3 vjeç. Dokumenton zhvillimin e fëmijëve dhe komunikon me prindërit për ecurinë e fëmijës. Zbaton Konventën e të Drejtave të Fëmijëve. Për sa më sipër sqarojmë se: Për pozicionin e punës si Edukatore në çerdhe, duhen plotësuar kriteret e mëposhtme: -Të ketë mbaruar arsimin e lartë Infermieri, Mësuesi (Parashkollor, CIU), Shkenca Sociale (Psikologji, Punë Sociale). -Të ketë eksperiencë pune në lidhje me fëmijërinë e hershme ( grupmosha 0-3 vjeç). Afati për dërgimin e CV- ve është deri më datë 19.09.2020. * Aplikimi behet duke dërguar CV-në dhe kërkesën për punësim në pozicionin e dëshiruar tek e-mail: femijet@tirana.al Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin Tuaj.
Accordion Sample Description