Stomatologu

  • Stomatologu i çerdheve dhe kopshteve në QEZHEF, bashkëpunon për të organizuar dhe koordinuar punën me mjekët e çerdheve dhe kopshteve të Tiranës.
  • Kryen ekzaminim periodik të gojës së fëmijëve.
  • Bashkëpunon me mjekun e çerdhes, kopshtit dhe mjekun e familjes për të marrë në konsideratë gjendjen e përgjithshme shëndetësore të fëmijës.
  • Plotëson kartelat e personalizuara për gjendjen e shëndetit të gojës për çdo fëmijë.
  • Aplikon mjekime profilaktike, si përdorimi i fluorit në dhëmbët e qumshtit, duke u shpjeguar prindërve se dhëmbet e qumshtit duhen mjekuar për të parandaluar vuajtjet, për të siguruar një përtypje sa më të mirë dhe për të evituar okluzionet e këqija.
  • Të hartojë fletë-udhëzues të ndryshëm, të cilët do t’u vihen në dispozicion prindërve.
  • Të këshillojë dhe trajnojë fëmijët për një pastrim të mirë të dhëmbëve me furçë dhëmbësh.
  • Të këshillojë fëmijët dhe prindërit për një regjim të përsosur ushqimor, përmes reduktimit të konsumit të sheqerit dhe rritjes së konsumit të frutave dhe perimeve.