REALIZOJMË PROGRAMIN E EDUKIMIT NË SHTËPI AKTIVITETE DHE LOJËRA PËR FËMIJËT 6 MUAJSH – 3 VJEÇ

SEMAFORI 🚦

Njohja e fëmijëve 👫me semaforin dhe rregullat e qarkullimit që duhet të ndjekin/ respektojnë në udhëkryqe.

Njohja me tre ngjyrat e semaforit: e kuqe 🔴, e gjelbër 🟢 dhe e verdhë 🟡 .

Emërtimi i ngjyrave të semaforit.

Ndërtimi i semaforit në mënyra kreative. Vizatimi 🎨, ngjyrosja 🌈 e tij dhe ndërtimi me mjete të riciklueshme. ♻

LULJA🌼

Prezantimi i fëmijëve me elementët e natyrës dhe rëndësia e kujdesit për to.

Njohja e pjesëve të lules 🌻 (kërcellin🎋, gjethjen🍀, lulen🌸).

Stimulimi dhe modelimi për t’u kujdesur për lulen. Ujitja 💦 e lules🌺.

Stimulimi i artikulimit të fjalës “lule”, të ngjyrave të luleve dhe të pjesëve të saj.

Krijimi i lules në mënyra të ndryshme me anë të punës me dorë duke stimuluar zhvillimin e motorikës fine dhe koordinimit sy-dorë.

IDENTIFIKIMI I NGJYRAVE NËPËRMJET LULEVE

Njohja me ngjyrat bazë 🟢🔴🟡🔵 nëpërmjet luleve.

Nxitja e procesit të njohjes, zhvillimit gjuhësor 🗣 dhe atij ndjesor (duke prekur dhe nuhatur erën e lules).

Krijimi i luleve 🌼 me mjete të riciklueshme. ♻

DITA NDËRKOMBËTARE E TOKËS 🌎

Realizimi i punimve nga fëmijët e çerdheve.

KRIJIMI I PESHKUT 🐠🐟

Krijimi i peshkut në forma dhe mënyra të ndryshme. Peshku me plastelinë, vizatim, kopsa, qese etj.

Nxitja e motorikës fine dhe zhvillimit ndjesor nëpërmjet të prekurit.

🧚🏻‍♂ FJALËT MAGJIKE 🧚🏻‍♂

Njohja e fëmijëve me fjalët magjike e të mirësjelljes si: faleminderit, të lutem, më fal, mirëmëngjes etj.

Aktivitete dhe lojëra me fëmijët për të nxitur artikulimin e fjalëve magjike.

mësojmëngashtëpia🏡 luajmëdhemësojmë fëmijëteçerdheve👶🏼👧🏼