REALIZIMI I PROGRAMIT TË EDUKIMIT NË ÇERDHE

PROGRAMI I MUAJIT NËNTOR
TEMA: NJOHJA E VETES DHE TË DREJTAT E FËMIJËVE

Java e I-rë
Tema: Njohja e vetes

Njohja me elementët e vetes


Fëmijët mësuan të njohin veten e tyre; pjesët e fytyrës, të trupit; shqisat dhe tiparet. Fëmijët mësojnë t’i identifikojnë dhe emërtojnë ato.

 

Punë dore – Formojmë trupin e njeriut.

Fëmijët me ndihmën e edukatoreve formuan trupin e njeriut. Ato zgjodhën mënyra të veçanta për të formuar trupin e tyre: me plastelinë, me enët e kuzhinës.

Ngjyrosim pjesët e trupit

Për të njohur edhe më mirë trupin e tyre, fëmijët ngjyrosën pjesët e fytyrës dhe të trupit duke i identifikuar dhe emërtuar ato një e nga një.

Të njohim veten përpara pasqyrës

Fëmijët u prezantuan me pasqyrën dhe se si mund të njohin veten para saj. Edukatoret i treguan vogëlushëve se në pasqyrë mund të dallojnë se ku e kanë kokën, syrin, hundën, veshët, dhëmbët etj.

Shprehitë e fytyrës dhe emocionet

Nëpërmjet vizatimit ose mimikës fëmijët u njohën me gjendjet emocionale të fytyrës, se kur ato janë të mërzitur (qajnë apo rrudhin vetullat); gëzuar (buzëqeshin) etj.

Pikturimi me gishta

Vogëlushët u argëtuan shumë me pikturimin me gishta. O sa qejf është të ngjyrosim duart tona dhe të emërtojmë ngjyrat që na pëlqejnë më shumë.

Me duart e ngjyrosura, fëmijët formuan një zemër të madhe, në të cilën ka vend për të gjithë njerëzit që i duan e kujdesen për to.

Fëmijët pikturojnë me gishta forma frutash e insektesh.

Gjurmët e këmbëve dhe të duarve me plastelinë dhe me miell.

Fëmijët mësojnë të thonë emrat e tyre dhe emrat e shokëve/shoqeve të grupit.
“Unë jam Ana”, Unë jam Beni”
Së bashku me edukatoret, fëmijët zgjodhën forma dhe mënyra të ndryshme, për të formuar emrin e tyre.

Java e II-të

Identifikimi sipas gjinisë, veshjet për fëmijë, veshjet për kukulla.

Vogëlushët identifikuan gjininë e tyre: Çfarë janë vajzë apo djalë?
Dalluan veshjet për djem dhe për vajza.

Veshja e fëmijëve

Fëmijët dalluan veshjet si:
pantallona, bluze, xhaketë, xhup, fustane, funde, kordele, kapucë, doreza, këpucë dhe mësuan si t’i idenfikojnë ato.

Ngjyrosja e veshjeve

Punë dore – Veshjet

Vogëlushët së bashku me edukatoret realizuan punime dore për të krijuar veshjet e tyre me letër dhe copë.

Veshja e kukullave

Fëmijët veshën kukullat e tyre të preferuara. O sa bukur duken kukullat e veshura nga duart e tyre të vogla.

Dëshirat e fëmijëve

A i dini ju dëshirat e fëmijeve? Ja ku po jua tregojmë… dikush pëlqen shumë lodrat si: makinat; kamionet; kukullat; lodrat me muzikë.

Disa fëmijë të tjerë na tregojnë se cfarë dëshirojnë të bëhen kur të rriten: kuzhinier, parukier apo mekanikë?

Identifikimi i ngjyrave

Vogëlushët argëtohen duke bërë kosha me topat, sipas ngjyrave që ju pëlqejnë dhe më pas i emërtojnë ato.

Ndërgjegjesim mbi Covid 19 nga vogëlushët

Fëmijët na tregojnë sesi të mbrohemi nga mikrobet dhe nga Covid 19. Duhet të lajmë dhe te dizinfektojmë shumë mirë duart; të mbajmë maskat dhe të jemi të pastër.

Aktivitete sportive në ambientet e brendshme dhe të jashtme të çerdhes

Java e III-të
Tema: Të drejtat e fëmijëve

Njohja me disa nga të drejtat themelore të fëmijëve.

▪︎ E drejta për të patur emër
▪︎ E drejta për të patur familje
▪︎ E drejta për t’u argëtuar

“Pema e të drejtave”, përgatitje në forma të ndryshme së bashku me fëmijët.

Java IV:
Tema: Njohja me festat & Festimi i tyre

Edukatoret bisedojnë me fëmijët rreth festat kryesore që festojnë si: ditëlindja, viti i ri, etj.

Punë dore – Përgatitja e kartolinave

Festimi i ditëlindjes

Edukatoret i’u treguan fëmijëve si mund të festohet një ditëlindje.

Punë dore – Vogëlushët me ndihmën e edukatoreve mësuan se si të paketojnë dhuratat

Veshur me flamurin e kuq dhe me shqiponjën dykrenare në duar, vogëlushat festuan në çerdhe Festat e 28-29 Nëntorit