Psikologu

  • Monitoron zhvillimin tërësor të fëmijëve, nëpërmjet vëzhgimeve dhe ndërhyrjeve sistematike në mjedisin ku rri fëmija.
  • Identifikon fëmijët me nevoja të veçanta, i referon në qendra të specializuara për diagnostikim dhe trajtim, harton plane të ndërhyrjeve në bashkëpunim me mjekun diagnostikues dhe terapistin që ndjek fëmijën, ndjek ecurinë e fëmijës në çerdhe në bashkëpunim me qendrën e trajtimit.
  • Bashkëpunon ngushtë me Përgjegjësen e Çerdhes dhe edukatoret për mbarëvajtjen e punës dhe të programit në çerdhe.
  • Monitoron punën e stafit edukator, nëpërmjet vëzhgimeve sistematike dhe dokumentacionit përkatës, sugjeron për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, nëpërmjet trajnimeve të ofruara.
  • Udhëzon edukatoret/përgjegjëset e çerdheve për ndërhyrje në mjedisin fizik ku rri fëmija, në përshtatje me zhvillimin e çdo fëmije.
  • Identifikon nevojat dhe realizon ngritjen profesionale të Përgjegjëses së Çerdhes dhe stafit edukator nëpërmjet trajnimeve.
  • Mban kontakte me prindërit e fëmijëve për t’i mbështetur për një prindërim efektiv.
  • Organizon dhe realizon klasa prindërore me prindërit e fëmijëve, me synim rritjen e cilësisë së prindërimit për fëmijët 0-3 vjeç.
  • Realizon këshillim individual dhe në grup me prindërit për nevojat specifike të tyre.
  • Bashkëpunon me prindërit për ndërgjegjësimin e tyre, si pjesëmarrës në aktivitetet e çerdhes.
  • Respekton etikën profesionale në marrëdhëniet me stafin, me prindërit dhe me fëmijët.