PROGRAMI I EDUKIMIT NË ÇERDHE – MODELE AKTIVITETESH NË SHTËPI PËR PRINDËRIT

PROGRAMI I MUAJIT MAJ
TEMA: FORMAT E ARGËTIMIT, SPORTET DHE LOJËRAT

Java 2

Tema: Njohja me ngjyrat

Dita e hënë: Ngjyra e kuqe


Rubrika e Bisedës

Edukatorja na prezanton me aktivitetet e javës së dytë të muajit maj.
Gjatë javës fëmijët do të njihen me ngjyrat kryesore: e kuqe, e gjelbër, blu, e verdhë dhe portokalli. Edukatorja ilustron ngjyrat me punëdore, vizatime, lodra, fruta dhe perime duke i identifikur me gisht dhe emërtuar secilën prej tyre

Rubrika – Biseda për ngjyrën e kuqe.

Edukatorja u flet fëmijëve për ngjyrën e kuqe.
Ngjyrën e kuqe e gjejmë në natyrë tek frutat dhe perimet, tek lulet plot aromë, tek lodrat, tek lapsat, tek veshjet dhe tek flamuri ynë kombëtar.

Rubrika e Punimit me dorë – Gaforrja e kuqe

Krijimi i gaforres në dy mënyra:

Mënyra e 1-rë
Edukatorja tregon hapat sesi të krijojmë një Gaforre me ngjyrë të kuqe dhe me letër punëdore në kushte shtëpie.

Mënyra e 2-të
Edukatorja tregon hap pas hapi se si të vizatojmë një gaforre.

Rubrika e punimit me dorë: Pema me kokrrat e qershisë.

Edukatorja fillimisht ka parapërgatitur pemën e qershisë dhe na tregon sesi të krijojmë kokrrat e qershisë me bojra, duke përdorur gishtin

Përralla: “Kësulëkuqja”

Edukatorja improvizon përrallën me personazhet e krijuara me punim dore.