PROGRAMI I EDUKIMIT NË ÇERDHE – MODELE AKTIVITETESH NË SHTËPI PËR PRINDËRIT

PROGRAMI I MUAJIT MAJ
TEMA: FORMAT E ARGËTIMIT, SPORTET DHE LOJËRAT

Java 1

Tema: Format e Argëtimit dhe Sportet

Dita enjte: Kërcimi dhe loja e basketbollit

Biseda e parë: Muzika dhe kërcimi

Edukatorja tregon për fëmijët se muzika na pëlqen shumë dhe sa herë e dëgjojmë atë lëvizim kokën, duart, këmbët dhe gjithë trupin. Ky është kërcimi. Kur dëgjojmë muzikë, na vjen të kërcejmë dhe kjo na bën më të gëzuar. Pastaj, edukatorja imiton lëvizjet e këngës lëvizore aq të pëlqyer për fëmijët në festa e ditëlindje, kënga “Ram-Sam-Sam”.

Biseda e dytë: Muzika dhe Kërcimi.

Punim me dorë: Fustani i balerinës.

Edukatorja tregon sa na pëlqen muzika dhe sa na argëton ajo sidomos kur jemi në çerdhe. Pastaj, demonstron hap pas hapi si të bëjmë një fustan balerine për kukullën Barbie me mjete të riciklueshme.

Biseda e tretë: Kërcimi.

Demonstrim me fëmijë: Lëvizjet e balerinës.

Edukatorja tregon çfarë është kërcimi. Të kërcesh do të thotë të lëvizësh çdo pjesë të trupit nën ritmin e muzikës. Pastaj, vogëlushja Arsi na tregon sa bukur di të kërcejë si një balerinë e vërtetë.

Biseda e katërt: Sporti i basketbollit (për fëmijët mbi 2 vjeç).

Edukatorja na tregon topin e basketbollit dhe rregullat e lojës së basketbollit. Më pas ndan me ne disa “sekrete” të vogla si mund të bëhemi basketbollistë që të vegjël.

Punim me dorë dhe loja e basketbollit

Edukatorja tregon hapat e krijimit të një topi basketbolli në shtëpi dhe më pas demonstron sesi luhet loja me dy kosha të improvizuar: njëri me kuti pice, tjetri me kosh rrobash. Gati për sa më shumë kosha?

Punim me dorë: Koshi i basketbollit.

Edukatore Lili tregon sesi të ndërtojmë një kosh basketbolli në shtëpi me mjete të riciklueshme. Pastaj mund të lozim me topat e përgatitur pak më parë, duke i hedhur te koshi që kemi krijuar vetë.

Punim me dorë: Fustani i balerinës me lule.

Edukatorja tregon sesi mund të krijojmë një fustan balerine me lule natyrale.