PROGRAMI I EDUKIMIT NË ÇERDHE – MODELE AKTIVITETESH NË SHTËPI PËR PRINDËRIT

PROGRAMI I MUAJIT MAJ
TEMA: FORMAT E ARGËTIMIT, SPORTET DHE LOJËRAT

Java 1

Tema: Format e Argëtimit dhe Sportet

Dita e martë: Njohja me lojën e volejbollit

Rubrika e Bisedës: Libri, një mik i mirë i fëmijëve

Edukatorja na tregon sa të rëndësishëm janë librat për fëmijët. Librat na pasurojnë fjalorin dhe na zhvillojnë imagjinatën. Edukatorja tregon disa nga librat e parapëlqyer nga fëmijët dhe në fund lexon një nga përrallat më të bukura klasike, “Borëbardha”.

Milingona dhe gjinkalla

Edukatorja flet për librat dhe na tregon se ata janë një thesar i çmuar që i pasuron fëmijët dhe i çon drejt dijes. Sa më shumë libra të lexojmë, aq më të ditur do të bëhemi. Më pas, edukatorja reciton vjershën “Librat rrinë radhë-radhë”, të cilën mund t’ua lexoni vogëlushave. Në fund, na tregon bukur përrallën “Milingona dhe gjinkalla” duke e demonstruar me punim dore.

Sporti i Volejbollit

Edukatorja flet për sportin e volejbollit, rregullat e lojës, si na ndihmon sporti të zhvillohemi. Pastaj na tregon një gjëagjëzë dhe një vjershë për topin.

Rubrika: “Punim me dorë”

“Fusha e Volejbollit” – Edukatorja na tregon hap pas hapi si mund të ndërtojmë një fushë volejbolli në kushte shtëpie.

Punim me dorë

“Topi me forma gjeometrike” – Edukatorja demonstron sesi mund të bëjmë bashkë me fëmijët në shtëpi një top shumëngjyrësh me forma gjeometrike.

Punim me dorë dhe lojë

“Karamelet me ngjyra” – Edukatorja na tregon sesi të bëjmë kosha me ngjyra të ndryshme, me gota plastike, të cilët mund t’i përdorim si kosha ku fëmijët të hedhin karamele ose topa të vegjël, sipas ngjyrave. Qëllimi i lojës: Njohja dhe emërtimi i ngjyrave.

Rubrika “Përralla”

Edukatorja lexon për fëmijët përrallën “Sporti në shtëpi”, e cila flet për Kelin dhe Kelën të cilët vendosin të luajnë dhe të kënaqen në vaskë.