PROGRAMI I EDUKIMIT NË ÇERDHE – MODELE AKTIVITETESH NË SHTËPI PËR PRINDËRIT

PROGRAMI I MUAJIT MAJ
TEMA: FORMAT E ARGËTIMIT, SPORTET DHE LOJËRAT

Java 3

Tema: Lojërat me numrat.

Dita e Enjte: Numërojmë përmes shqisave

Rubrika e bisedës

Edukatorja ju flet fëmijëve për numrat, duke numëruar shqisat dhe gishtat e dorës.
Ajo ka përgatitur disa pemë me karton dhe në secilën prej tyre, ngjit frutat me rradhë nga 1-5. (Për fëmijët 18-36 muajsh)
.

Vjersha “Dallëndyshe”

Edukatorja reciton vjershën dhe e improvizon atë përmes një punimi.

Aktivitete të zhvilluara nga fëmijët: “Numërojmë shqisat”

Vogëlushja Xhulia na tregon shqisat.

Rubrika e punës me dorë: “Bashkojmë gurët me numrin e vizatuar në figurë”

Edukatorja tregon hap pas hapi për mënyrën e realizimit. Më pas aktivitetiti realizohet nga fëmija.
(Për fëmijët 18-36 muajsh).

Loja “Loja me makarona dhe pipa”

Edukatorja tregon dhe realizon lojën duke pëdorur plastelinë, makarona dhe pipa. Ky aktivitet ndihmon në zhvillimin e motorikës fine.