PROGRAMI I EDUKIMIT NË ÇERDHE – MODELE AKTIVITETESH NË SHTËPI PËR PRINDËRIT

PROGRAMI I MUAJIT MAJ
TEMA: FORMAT E ARGËTIMIT, SPORTET DHE LOJËRAT

Java 3

Tema: Lojërat dhe numrat.

Dita e Hënë: Përsërisim numrat 1-5.


Rubrika e bisedës

Edukatorja u flet fëmijëve për numrat 1-5. Ajo i konkretizon ato duke numëruar dominot, petalet e luleve, fluturat me numra etj. Edukatorja përmes një punimi rradhit numrat 1-5 (për fëmijët 18-36 muajsh).

Edukatorja përsërit numrat 1-3 duke numëruar sendet, shqisat dhe duke imituar tingujt e kafshëve (për fëmijët 6-18 muajsh).

Rubrika e punës me dorë

“Krijojmë numrat 1-5 me plastelinë”, (aktivitet për fëmijët 18-36 muajsh).

Loja: “Loja me kuba dhe gota”

Edukatorja na tregon hap pas hapi, si të krijojmë mjetet për të luajtur. Më pas ajo improvizon lojën.

Vjersha: “Numrat”

Edukatorja reciton vjershën dhe e improvizon atë përmes një punimi.