Problemet e gjumit

PROBLEMET  E GJUMIT NË FËMIJËRINË E HERSHME

Vendosja e fëmijës në gjumë dhe të fjeturit ështe një ndër detyrat më të vështira të prindërimit. Edhe prindërit, të cilët kanë fëmijë që flenë mire, ndonjëherë ndeshen me luftën që duhet të bëjnë për vendosjen  në gjumë të fëmijëvë të tyre.

 

Këshilla e duhura për të vënë fëmijët në gjumë janë:

  • Vendosni rregull për vajtjen e fëmijës tuaj në shtrat (dhe në qoftë se është e mundur edhe një kohë të caktuar për dremitje).
  • Karroca e fëmijës është e mirë për ta qetësuar kur grindet, por kur fëmija qetësohet është mirë qe të ndërpritet tundja ose xhirot me karrocën dhe fëmija të vendoset në shtrat.
  • Krijoni njё rutinë pёr fёmijёn si, veshjen e pizhamave, bërjen e banjës, përkedheljet, leximin e ndonjë përralle.
  • Mjafton të qëndroni në dhomën e tij ⁄e saj që fëmija të ndiejë praninë tuaj dhe mos ta mendojë këtë moment, si moment ndarjeje.
  • Kur fëmija mbush 3-vjeç, atëherë është dhe koha e përshtatshme për të bërë kalimin në një krevat të madh. Por, në qoftë se fëmija përsëri ka vështirësi , e rëndësishme është që t’i jepet koha e nevojshme për të kapërcyer këtë proces pa e frustruar atë.

 

Si duhet t’i mbrojmë fëmijët nga mankthet e natës

  • Siguroni fëmijën tuaj se ju jeni aty dhe se asgjë nuk mund t’i bëjë keq.
  • Qetësojeni dhe rrini pranë tij⁄saj.
  • Lejoheni fëmijën që mund të flerë dhe me drita ndezur për atë natë.
  • Mbani mend se një mankth i natës ngjan shumë real.
  • Inkurajoni fëmijët tuaj t’ju tregojnë çfarë kanë parë dhe dëgjojeni me vëmendje.
  • I ftoni fëmijët të përpiqen t‘i bëjnë miq “personazhet” e ëndrrave, se mbase është pikërisht kjo arsyeja pse ata shfaqen në ëndrra.

 

Si të veprojmë  kur fëmija lag krevatin gjatë natës

  • Mos e dënoni fëmijën për lagien e krevatit .
  • Ndërrojini bashkë çarçafët e krevatit të fëmijës.
  • Kurajoni fëmijën tuaj duke i thënë se kjo situatë do të kalojë me kalimin e kohës.
  • Flisni me fëmijët për këtë pasi kjo situatë i bën ata të vetmuar dhe të turpshëm.