NJOFTIM!

Të nderuar prindër!
Nisur nga ngjarja e sotme në Çerdhen Nr.14 “Vocërakët”, pranë shkollës “Kushtrimi Lirisë” në Njësinë Administrative Nr.1, ju informojmë se:
– Rreth orës 4:00 të mëngjesit ka pasur një njoftim për zjarr në magazinën ngjitur me çerdhen.
– Në vendngjarje kanë shkuar autoritetet përkatëse, të cilët pritet të shprehen zyrtarisht për shkakun e ngjarjes. Nga informacionet paraprake të policisë, jemi bërë me dije se, nuk kemi të bëjmë me një shpërthim të bombulës së gazit.
Shërbimi dhe siguria e fëmijëve në çerdhe vijon të jetë i pa cënuar.