NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN E FËMIJËVE NË KOPSHT

Të nderuar prindër!

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, ju bën me dije se fëmijët që kanë frekuentuar çerdhen në sezonin 2019-2020 dhe që mbushin moshën 3 vjeç, deri më datë 14 shtator 2020, do të regjistrohen automatikisht në kopsht.

Për këtë kërkohet bashkëpunimi juaj duke deklaruar pranë çerdhes ku fëmija ka frekuentuar, kopshtin në të cilin dëshironi të regjistroni fëmijën.

DEKLARIMI DUHET TË KRYHET BRËNDA DATËS 14 GUSHT 2020

Sqarim:

Kopshti i përzgjedhur nga prindërit, duhet të jetë në njësinë administrative ku aktualisht ndodhet vendbanimi i fëmijës.

Faleminderit për mirëkuptimin!