Njoftim për aplikime në çerdhet dhe kopshtet e reja të Bashkisë Tiranë

Të nderuar prindër!

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve ju njofton se:

Në datat 01 – 09 Shtator 2022, ora 09:00 – 14:00, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrim në çerdhet dhe kopshtet e reja publike të Bashkisë Tiranë.

  • Çerdhe dhe kopshti i integruar pranë shkollës “Bashkim Fino” Nj. 2
  • Çerdhe dhe kopshti i integruar “KEI” Nj. 7
  • Kopshti pranë shkollës “Kiço Blushi” Nj. 8
  • Kopshti pranë shkollës “Vaçe Zela” Nj. 9
  • Kopshti pranë shkollës “Andrea Stefani” Nj. 11
  • Kopshti pranë shkollës “Nënë Tereza” Nj. 11

Aplikimi për secilin prej institucioneve, do të kryhet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve me adresë: Rruga e “Barrikadave” pranë çerdhes Nr. 1.

Bashkëngjitur, gjeni dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.

Ju mirëpresim!