NJOFTIM MBI VIJUESHMËRINË E SHËRBIMIT NË ÇERDHE DHE KOPSHT

Të nderuar prindër!

Nisur nga pyetjet e drejtuara në adresën tonë zyrtare, si dhe nga telefonatat e shumta të marra në këtë kohë, lidhur me vijimin apo jo, të shërbimit gjatë muajve të verës, ju bëjmë me dije se:

  • Shërbimi publik i çerdhes dhe i kopshtit në Bashkinë Tiranë vijon pa ndërprerje përgjatë gjithë verës dhe me orare të plota.
  • Nëse ju komunikohet një informacion i kundërt për sa më lart, jemi në rrethana abuzive dhe lutemi kontaktoni menjëherë në adresën tonë elektronike femijet@tirana.al.

Faleminderit për mirëkuptimin!