Menaxhimi i frikës

shilla për menaxhimin e frikës dhe zemërimit tek fëmijët

Menaxhimi i frikës

Frikërat e para fillojnë tek fëmijët që në muajt të parë të jetës. Kur ishte më i vogël fëmija juaj nuk kishte frikë nga zhurmat e forta, sepse tani ai e kupton më mirë botën përreth. Ka një numër të madh burimesh që mund t’i shkaktojnë frikë si: fshesa me korrent, lehja e qenit, uji që i rrëshket në sy, hundë e gojë, kur bën banjë, ngritja e fëmijës në lartësi, etj.

  • Disa hapa mbështetës për fëmijën kur tek ata shfaqet frika
  • Pranojeni që fëmija juaj ka frikë nga fshesa me korrent, nga mix-eri, nga bulëzat e ujit kur bën banjë etj.
  • Mos ja vendosni këto objekte shumë afër, kur ai ndihet i frikësuar, pasi zhurmat e tyre janë të fuqishme dhe në këtë rast fëmija do të ndihet i pasigurt.
  • Mos e shpërfillni frikën e tij. Neve, si të rritur, mund të na duken absurde këto frikëra, por me shpërfilljen tonë ne vetëm sa do ta dëmtojmë besimin e fëmijës.
  • Jepini siguri dhe mbështetje fëmijës, lërini t’i prekë kur ato nuk janë në funksion, p.sh. kur fshesa me korrent, mix-eri, tenxherja me presionnuk janë në punë apo kur vaska, ku fëmija, lahet është bosh.
  • Kur ai luan me këto objekte mëson se si fshesa mund të ndizet, vaska mund të mbushet me ujë pa qenë ai brenda, ndoshta mund të hedhë edhe lodrat e tij në vaskë ose se si të shtypë butonin e mix-erit për të shtrydhur frutat e tij. Në këtë mënyrë ne mund të ndërtojmë besimin dhe aftësitë e tij përballuese.

 

Frika nga errrësira   

Shumë fëmijë të vegjël kanë frikë nga errësira, kur duhet të flenë në dhomën e tyre,mbajnë dritën ndezur, duan të kenë praninë e prindërve për t’i zënë gjumi. Shumë prej tyre zgjohen me të qara natën, pasi shohin që në dhomën e tyre është errësirë e thellë e nuk kanë pranë asnjë prej prindërve.

Disa udhëzime për prindërit për reduktimin e frikës nga errësira:

  • Kur ta vini të flejë fëmijën, lëreni abazhurin ndezur ose një dritë në dhomat e tjera të shtëpisë.
  • Lëreni të marrë në krevat lodrën e tij të preferuar, pasi në këtë moshë shumë prej fëmijëve mbajnë një lodër pellushi pranë.
  • Bëjini një banjë para gjumit, sepse ajo e relakson fëmijën.
  • Moslejimi i shikimit të filmave të papërshtatshëm për moshën e tyre, qofshin këta edhe në programet e fëmijëve.
  • Nuk duhet të nxisim në imagjinatën e tyre personazhe të frikshme si: shtriga, fantazmat etj.

 

Menaxhimi sjelljeve të zemërimit tek fëmijët

“Inatoset dhe përplas këmbët për hiç​gjë….u lodha nuk mundem më”.

“Nuk dimë si të veprojmë pasi po nuk ia plotëson atë që kërkon përplas kokën diku”.

“Tek këndi i lodrave kërkon që të jetë ai i pari  dhe i shtyn me zemërim dhe inat fëmijët e tjerë…nuk di si të sillem me të, i kam provuar të gjitha”.

Gjatë rritjes dhe zhvillimit të tyre sipas parametrave të ç​do faze fëmija zbulon territore të reja prek objekte, rrëzon shtyn etj, prindërit e paralajmërojnë “jo mos shko aty!”, “Mos e prek!”, “Jo, nuk do ta blej lodrën!”, etj. Fëmijët impulsivë kërkojnë të eksplorojnë gjithshka që thyhet, digjet, fillojnë të shkulin flokët e prindërve të kafshojë, etj, duke sfiduar gjithçka. Kështu veprojnë edhe në rastet e mësipërme, kur zemërohen apo axhitohen.

 

Disa këshilla për menaxhimin e zemërimit:

  • Eksploroni bashkë me fëmijën.
  • Fëmija nuk duhet frenuar në mënyrë brutale.
  • Mbani të njëjtat qëndrime në situata të ngjashme edhe pse ju duhet të duroni të qarat, përplasjen e këmbëve, kokës, hedhjen e lodrave apo objekteve të tjera nga ana e fëmijës.
  • Në vend që t’i thoni “jo” apo “nuk” ose “mos”, zëvendësojeni me: “Ti e do këtë apo atë, por duhet ta bisedojmë “; “Ti do që të hipësh gjithmonë para shokëve tek rrëshkitësja, por do të të duhet të presësh”
  • Ndihmojeni fëmijën ta përballojë frustrimin kur nuk mund ta ketë diç​
  • Flitini prerë, por jo agresivisht.
  • Krijojini mundësi të kuptojë dhe të shprehë ndjenjat e tij në të tilla situata.
  • Vendosni kufij të qartë. Ai duhet të kuptojë menjëherë kur nuk ka vepruar mirë.
  • Jepini alternativa. Kur fëmija është qetësuar, rishihni se çfarë ka ndodhur.
  • Shpërble sjelljen e mirë. Ndërkohë që i kushton më shumë kohë dhe vëmendje, kur fëmija sillet jo mirë, përpiqu të vëresh dhe shpërblesh edhe sjelljet pozitive.
  • Mësojeni fëmijën tuaj të kërkojë të falur. Fëmijët duhet ta kuptojnë rëndësinë e të kërkuarit falje.