Mbrotja e të dhënave personale

D.P.Ç.K e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave tuaja personale si çështje të një rëndësie të veçantë ndaj është i përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’, Ligji nr 9918 datë 19.05.2008 ‘Për Komunikimet Elektronike dhe Postare’, Kodi i Procedurave Administrative si dhe aktet e tjera nënligjore shqiptare.