Leximi i Librave

Rëndësia e Leximit të Librave për Fëmijët

 “Librat janë aeroplani, treni, rruga. Ata janë destinacioni dhe udhëtimi. Ata janë       

shtëpia.” – Anna Quindlen

 

Këshilla të thjeshta për prindërit mbi leximin e librave për fëmijët

 Çfarë librash pëlqejnë më shumë fëmijët e moshës 2-3 vjeç?

  • Librat me histori të thjeshta.
  • Librat me vjersha të thjeshta dhe rimë që mësohen shpejt përmendësh.
  • Librat që kanë numra, tregojnë format, madhësitë e sendeve, njerëzve etj.
  • Librat me kafshë, me makina (për djemtë), me kukulla(për vajzat).
  • Librat me personazhet e pëlqyer vizatimorë.
  • Librat pa shumë fjalë, por me shumë figura

Kёta libra Ndihmojnë krijimtarinë dhe imagjinatën e tyre dhe i nxisin fëmijët të krijojnë ide dhe histori rreth tyre.

 

❂ Si të lexojmë bashkë me fëmijën?

  • Gjatë leximit ndaluni dhe diskutoni mbi figurat e librit (p.sh shiko kapelen e arushit).
  • Gjatë leximit kërkojini fëmijës të tregojë figurat, sendet, emrat e kafshëve që di ose nuk i mban mend etj.
  • Gjatë leximit mund të bëni komente si “këtu ka dy mace, tre zogj” etj. Kjo ndihmon t’i bëni fëmijës dhe pak aritmetikë.
  • Bëjeni numërimin pjesë të jetës së fëmijës.
  • Nxiteni fëmiëjn të tregojë dhe ai/ajo (p.sh. mos i thoni thjesht “Kush e hëngri mjaltin?”, por “Çfarë bëri ariu?”, sepse në këtë mënyrë fëmijë do përpiqet jo vetëm të rikujtojë historinë, por dhe do kërkojë të gjejë fjalët).

 

❂ Si të ndihmojmë fëmijën që historinë e librit ta lidhë me ngjarjet e jetës reale?

  • Pas leximit, bëhuni aktor duke luajtur personazhe të ngjarjes që treguat.
  • Bëni ato që tregohet në libër, vishuni-zhvishuni, imitoni tinguj, zhurma, kafshë etj.
  • Lejojeni fëmijën ta tregojë ngjarjen përmes figurave të librit.
  • Lejojeni fëmijën të bëhet si personazhi i librit(p.sh. rosaku i vogël, arushi Tedi).
  • Shëtitni me fëmijën dhe zgjerojeni historinë duke i treguar dhe në natyrë se çfarë tregon përralla(p.sh si u ngjit macja mbi pemë).
  • Organizoni bashkë me fëmijën dhe shokë të tij një koncert të vogël ku të recitojnë vjershat, këngët që u pëlqejnë më shumë.

 

 

Zhvillimi i Gjuhës –Si ta ndihmojmë fëmijën të flasë?

  • Emërtoni çdo gjë – Thoni emrat e të gjithë sendeve në mjedis (p.sh. llamba, stoli).
  • Dëgjojeni – Ajo që fëmija do t’ju thotë është po kaq e rëndësishme sa edhe ajo që ju i thoni. Edhe nëse se kuptoni fjalën e tij dëgjojeni dhe përgjigjuni p.sh. : “Kjo është mjaft interesante”.
  • Mësojini ngjyrat – Tregojini ngjyrat duke ja lidhur me gjërat e tij/ e saj p.sh. “Topi është i kuq si bluza jote”.
  • Nxiteni të flasë pas jush – Përdorni të gjitha marifetet që fëmija të përgjigjet me fjalë ose gjeste. Lëreni të zgjedhë p.sh.”Do bukë apo qumësht”. Lejojeni të tregojë çka dëshiron qoftë edhe me gisht apo sy.
  • Flitini si një i rritur – Përdorni fjalët e sakta të të rriturve dhe jo ato të të vegjëlve. Kjo e ndihmon të flasë më shpejt.
  • Korrigjoni me kujdes – Fjalët e një të vogli nuk dalin si tek një i rritur. Shumë bashtingëllore janë mjaft të vështira për t’u përdorur p.sh “kali – tali”, shumë fjalë thuhen përgjysmë. Nëse fëmija nuk shqipton mirë mos e korrigjoni si mësues të ashpër – kritikat mund ta pengojnë.
  • Jepni urdhëra të thjeshta – Fëmijët i ndjekin urdhërat e thjeshta, jepini një e nga një. P.sh. në vend që të thoni ”Të lutem merre lugën dhe ma sill ” përpiquni të thoni “Të lutem merre lugën”. Këto teknika ndihmojnë të kuptuarin duke nxitur më pas të folurin.
  • Shpjegimi rreth botës që na rrethon – Shpjegojini fëmijëve për ndjenjat, njerëzit, nevojat etj. Këto koncepte janë shumë të rëndësishme në zhvillimin e gjuhës, sesa përsëritja e fjalëve pa lidhje si papagall.