DHËMBËT E QUMËSHTIT DHE RËNDËSIA E TYRE

Ky material është produkt i specialistëve të Sektorit të Kujdesit dhe Zhvillimit Psiko-Social në Qendrën Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të fëmijëve (QEZHEF), Bashkia Tiranë.

Ai është përgatitur për tu përdorur si material konsultues për klasat prindërore dhe takimet trajnuese dhe psiko-edukuese me stafet edukatore në çerdhet publike të Tiranës.

Dhëmbët e parë njohur ndryshe si dhëmbët e qumështit, apo të bebit janë një set prej 20 dhëmbësh që kanë fëmijët përpara se t’i “humbasin’’ dhe të marrin dhëmbët e adultëve.Këto dhëmbë fillojnë formimin që përpara se fëmija të lind. Në fakt, disa bebe lindin me dhëmb, por për shumë fëmijë debutimi i dhëmbëve do të jetë në vitin e parë të lindjes. Dhëmbët e qumështit formohen përpara lindjes së fëmijës. Fillimisht dhëmbët e parë që dalin janë incizivët qëndror të poshtëm në muajin e katërt, më pas vijohet me incizivët qëndror të sipërm. Dhëmbët e tjerë të serisë së qumështit përfundojnë rreth moshës 3 vjecare, por vendndodhja dhe renditja e tyre është e variueshme. Seria e dhëmbëve të përhershëm i ka fillesat në moshën 6 vjeçare. Ky proçes vazhdon deri në moshën 21 vjeçare me daljen e dhëmballëve të tretë ( të pjekurisë). Një pacient adult ka 28 dhëmbë të serisë së përhershme dhe 32 elemente dentare duke përfshirë dhe dhëmballët e syrit.