CIKLI I TRAJNIMEVE MBI EDUKIMIN E HERSHËM PËR FËMIJËT ME VËSHTIRËSI NË ZHVILLIM PËR GRUP MOSHËN 3-6 VJEÇ.

Komunikimi dhe bashkëpunimi me prindërit

Filluan aktivitetet e para të projektit gjithpërfshirës “Ndërhyrja e hershme, domosdoshmëri për avancimin e zhvillimit të fëmijës”, projekt i realizuar nga Shoqata “Ndihmoni Jetën” në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, mbështetur nga “Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën”, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqërinë Civile (KCSF) dhe në partneritet me Partnerët e Shqipërisë për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).
Realizimi i trajnimit të parë të manualit me temë “Komunikimi dhe bashkëpunimi me prindërit”, një trajnim i cili transmeton metoda praktike dhe rrit shkathtësitë e komunikimit të mësueseve te kopshteve ndaj prindërve.