Atashimi

Atashimi

Çfarë është atashimi?

Atashimi është formimi i një lidhje emocionale të qëndrueshme midis nënёs dhe fëmijës.Kjo lidhje emocionale fillon të zhvillohet që prej ditëve të para pas lindjes.dhe është lidhja më jetike që përjeton njeriu në jetën e tij. 

 

Si të kemi një atashim të mirë me fëmijën?

Për të pasur një atashim sa më të mirë me fëmijën, nëna, babai apo kujdestarë të tjerë kryesorë të fëmijës duhet të shfaqin pa ndërprerje ndjenjat ndërtuese si: dashuria, durimi dhe përgjigjshmëria ndaj fëmijës.

  • Të shpenzojnë sa më shumë kohë me fëmijën. Është e rëndësishme për fëmijën që ta shohë dhe ta ketë pranë nënën, babain e tij, ai ka nevojë për siguri.
  • T’i sigurojnë fëmijës përkujdesje fizike duke filluar që me ushqyerjen (ushqyerja me gji është shumë e rëndësishme për atashimin) e deri tek ndërrimi i pelenave.
  • Të komunikojnë dhe të stimulojnë fëmijën nëpërmjet të folurit, tonit të zërit, mimikës së fytyrës (sidomos buzëqeshjes), lojërave të ndryshme, prekjes dhe ledhatimit, etj.
  • T’iu përgjigjen në kohë dhe me sasinë e duhur plotësimit të nevojave të fëmijës (ndërrimi, larja, ushqyerja, ledhatimi, komunikimi, qetësimi nga të qarat, etj), sepse kështu fëmija fiton sigurinë se dikush është atje për t’u përkujdesur për të dhe do të shfaqë atashim të sigurt në të ardhmen.

 

Si ndikon atashimi tek fëmijët?

Atashimi ndikon në zhvillimin social-emocional tek fëmijët. Fëmijët që kanë një lidhje të ngushtë me kujdestarët e tyre që në foshnjëri janë më të mirë me kohën në këto fusha

  • Siguri tek bashkëmoshatarët dhe të rriturit e tjerë
  • Vetëbesim,
  • Pavarësi dhe autonomi
  • Aftësi për të menaxhuar impulset dhe ndjenjat
  • Shoqëri afatgjata dhe marrëdhënie të sukseshme në të ardhmen
  • Besim, intimitet dhe afeksion
  • Empati, dhembshuri dhe ndërgjegje
  • Sukses akademik në shkollë
  • Promovim i atashimit të sigurt tek fëmijet e tyre kur ata të rriten.

 

Fëmijët të cilët nuk kanë arritur të kenë një atashim të mirë janë të prirur të kenë vështirësi në këto fusha:

Shumë nga këta fëmijë shfaqin probleme në adoleshencë si: vetvlerësimi i ulët, pasiguri, vështirësi në ndërtimin e marrëdhënieve shoqërore, përdorimin i drogës dhe alkoolit në adoleshencë, shtatëzani të hershme, shfaqjen e sjelljeve kriminale, etj

 

 

 

Ndaj prindërit duhet të jenë gjithmonë të kujdesshëm, të përgjigjshëm dhe të dashur me fëmijët që në moshën e foshnjërisë dhe fëmijërisë së hershme, që fëmijët e tyre të jenë më të sigurtë e më me vetvlerësim në të ardhmen.