APLIKIMET PËR REGJISTRIMIN E FËMIJËVE NË KOPSHTET PUBLIKE TË BASHKISË SË TIRANËS, PËR SEZONIN 2022 – 2023

Të nderuar prindër!

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve ju njofton se:

Në datat 13 – 24 qershor 2022, ora 09:00 – 14:00, në çdo kopsht publik të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në kopsht.

Aplikimi do të kryhet vetëm për fëmijët të cilët nuk kanë frekuentuar më parë çerdhet publike të Bashkisë Tiranë.

Aplikimi do të kryhet pranë kopshtit ku synohet të regjistrohet fëmija.

Bashkëngjitur, gjeni dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Ju mirëpresim!