APLIKIMET PËR REGJISTRIM NË KOPSHTET PUBLIKE TË BASHKISË SË TIRANËS PËR SEZONIN 2021 – 2022

Të nderuar prindër!

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve ju njofton se:

Në datat 01 – 15 Shtator 2021, ora 09:00 – 14:00, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrim në kopshtet publike të Bashkisë Tiranë.

Aplikimi do të kryhet pranë kopshtit ku synohet të regjistrohet fëmija.

Bashkëngjitur, gjeni dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.

Ju mirëpresim!