APLIKIMET PËR REGJISTRIM NË KOPSHTET PUBLIKE TË BASHKISË SË TIRANËS PËR SEZONIN 2020 – 2021

Të nderuar prindër!

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve ju njofton se:

Në datat 01 – 11 Shtator 2020, ora 09:00 – 14:00, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrim në kopshtet publike të Bashkisë Tiranë.

Aplikimi do të kryhet pranë kopshtit ku synohet të regjistrohet fëmija.

Sqarim: Ju lutemi, formularin bashkëngjitur plotësojeni përpara dhe dorëzojeni tek komisioni me dokumentacionin e kërkuar! (Për të evituar kohën fizike të qëndrimit në kopsht si dhe për të evituar kontaktet me shumë njerëz).

Pika 4 e formularit do të plotësohet nga Komisioni i ngritur për shqyrtimin e aplikimeve.

Bashkëngjitur, gjeni dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!

Ju mirëpresim!

Formularin e Aplikimit mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm:

https://femijetetiranes.al/wp-content/uploads/2020/08/Formular-aplikimi-per-regjistrim-ne-kopsht.docx