APLIKIMET PËR REGJISTRIM NË ÇERDHE/KOPSHT, QESARAKË

Të nderuar prindër!

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, Bashkia Tiranë, ju njofton se hapet shërbim i ri me Çerdhe/Kopsht, në Zonën e Qesarakës.

Aplikimet për regjistrimin e fëmijëve do të kryhen në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve,  me adresë Rruga e Barrikadave, Çerdhja Nr. 1, duke filluar nga data  06 Prill 2021, nga ora 09:00-14:00.

Bashkangjitur gjeni kriteret dhe dokumentacionin e kërkuar për aplikuesit. 

Ju mirëpresim!