APLIKIMET PËR REGJISTRIM NË KOPSHTIN NR. 42

Të nderuar prindër!

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, Bashkia Tiranë, ju njofton se do te rihapet shërbimi në Kopshtin Nr. 42.

Aplikimet për regjistrimin e fëmijëve do të kryhen në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, me adresë Rruga e Barrikadave, Çerdhja Nr. 1, duke filluar nga data 30 Shtator 2021 – 05 Tetor 2021, nga ora 09:00-14:00.

Bashkangjitur gjeni kriteret dhe dokumentacionin e kërkuar për aplikuesit.  

Ju mirëpresim!