Aftësia ripërtëritëse

Aftësia ripërtëritëse

Tё rriturit duhet tё jenё tё dashur dhe mbёshtetёs (p.sh. duke krijuar ambiente tё sigurta pёr fёmijёt) qё fёmijёt tё rrisin aftёsinё pёr t’u ripёrtёrirё (pёr tё marrё veten dhe pёr t’u ripёrshtatur) pas vёshtirёsive, ndryshimit tё ambientit, humbjeve apo traumave.

 

Prindёrit duhet tё pёrforcojnё zakonet pozitive tek fёmijёt p.sh. duke pёrforcuar ndjenjёn e fuqisё tek fёmijёt, qёllimin, vlerёn e vetes, vet-efikasitetin.

  • Fёmijёt duhet tё mёsohen tё mendojnё pozitivisht;
  • Tё ndihmohen tё besojnё se mund t’ia dalin nёse pёrpiqen;
  • Tё mёsojnё se dёshtimi ёshtё njё lloj pёrvoje;
  • Tё mёsohen se mund dhe duhet t’i vlerёsojnё strategjitё qё nuk kanё funksionuar;
  • Tё inkurajohen tё kёmbёngulin
  • Prindёrit duhet t’iu demonstrojnё fёmijёve dhe t’iu mundёsojnё tё praktikojnё emocionet pozitive si optimizmi, respekti, tё falurit dhe empatia; duhen evituar gjykimet dhe kritikat e ashpra pёr dёshtimet e mundshme;
  • Prindёrit duhet t‘iu ushqejnё fёmijёve emocionet pozitive: duhet t’i inkurajojnё fёmijёt tё shprehin emocionet pozitive kundrejt depresionit dhe reagimeve tё tjera negative.

 

Prindёrit duhet tё pёrforcojnё inteligjencёn emocionale tek fёmijёt

  • Tё zhvillojnё kompetencat e fёmijёve
  • Tё promovojnё lidhjet sociale pozitive
  • Tё dёgjojnё dhe vlerёsojnё ndjenjat e fёmijёve
  • T’i mёsojnё fёmijёt tё shprehin emocionet me fjalё qё munden t’i kuptojnё.
  • T’u mёsojnё fёmijёve t’i shprehin emocionet pozitive dhe negative;
  • Prindёrit duhet tё sigurojnё ndjekjen e rregullt tё shkollёs nga ana e fёmijёve;
  • T’i ndihmojnё tё kompletojnё detyrat dhe tё zhvillojnё talentet ;
  • Prindёrit duhet tё inkurajojnё shoqёrinё me moshatarёt, kushёrinjtё dhe tё afёrmit e tjerё tё rritur.

Tё pasurit e njё rrjeti shoqёror i bёn fёmijёt tё ndjehen tё mbёshtetur dhe ndihmon fёmijёt tё mёsojnё tё zhvillojnё dhe tё mbajnё marrёdhёnie tё shёndetshme.

Prindёrit duhet tё ngrejnё pritshmёri tё qёndrueshmё nё kohё dhe tё qarta

  • Tё vendosin, shpjegojnё dhe pёrforcojnё rregullat pёr fёmijёt e tyre;
  • Duhet tё ndihmojnё kujdestarёt e tjerё (babain, fёmijёt mё tё mёdhenj) si dhe institucionet edukative qё tё forcojnё kompetencat sociale dhe aftёsinё ripёrtёritёse tё fёmijёve;
  • Prindёrit duhet t’iu mёsojnё fёmijёve tё jenё kundёrshtues (tё mos e lejojnё) bullizimin ndaj tyre dhe tё tjerёve duke u mёsuar tё mos jenё agresivё.
  • Familja duhet tё shmangё prezencёn e fёmijёve ndaj lojёrave tё dhunshme dhe agresionit.
  • Njё praktikё e mirё ёshtё t’iu mёsohet fёmijёve dhe tё inkurajohet ndihma ndaj tё tjerёve.
  • Fёmijёt duhet tё inkurajohen tё nxёnё shkathёsitё e vendosjes sё paqes.

 

Prindёrit duhet tё pёrpiqen tё reduktojnё stresin e fёmijёve:

  • Kontrolli i stresit inkurajon aftёsinё ripёrtёritёse;
  • Zhvillimi i talenteve kontribuon nё reduktimin e stresit